Plot aksion, publikohet traileri i “Fast X”!

vovalbania February 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plot aksion, publikohet traileri i “Fast X”!

Së fundmi është publikuar traileri i “Fast X”, filmi i parafundit i sagës “Fast & Furious”. Vin Diesel, Tyrese Gibson, Ludacris, Michelle Rodriguez dhe Jason Statham shfaqen në klipin e gjatë pothuajse 4 minuta. Hyrje e re në sagë është aktori Jason Momoa, ndërsa do të mungojë Dwayne Johnson, pas mosmarrëveshjeve me Vin Diesel. Filmi “Fast X” do të shfaqet për herë të parë në maj të vitit 2023.

Rikujtojmë se pak kohë më parë Vin Diesel zbuloi se edhe aktorja Brie Larson do t’i bashkohej kastit të “Fast and Furious 10”. Aktorja e cila fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë për rolin e saj në “Room” të 2015-ës nuk është aktorja e parë fituese e Oscarit që merr pjesë në “Fast and Furious”. Charlize Theron gjithashtu dhe Helen Mirren u shfaqën në “Fate of the Furious” dhe “F9”. Ndërkaq, pavarësisht vonesave për shkak të pandemisë, filmi “Fast 9” fitoi 681 milionë dollarë nga shfaqja në gjithë botën.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49536 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE