Të ndaluarit për protestën, Vokshi dhe Bylykbashi drejt Komisariateve 1 dhe 2 !

vovalbania February 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të ndaluarit për protestën, Vokshi dhe Bylykbashi drejt Komisariateve 1 dhe 2 !

Pas protestës së thirrur nga Berisha dhe shoqërimit të 3 protestuesve, deputetët e Rithemelimit, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi kanë shkuar drejt Komisariateve 1 dhe 2 ku ndodhen protestuesit. Bylykbashi u shpreh se deputetët janë të gatshëm t’u qëndrojnë pranë protestuesve, ndërsa shtoi se janë shoqëruar për motive politike, në mënyrë që qytetarët të stepen nga tubimi.

Ndonëse protesta e Berishës nuk arriti la shijen e një ‘revolucioni’ më shumë se një tubim nga Big Brother, Bylykbashi e cilësoi si protestë të jashtëzakonshme dhe mesazhe të mëdha, gjë që sipas tij do ‘identifikojë’ edhe protestën e radhës të hënën pasdite.

“Erdhëm për shoqërimet që ka bërë policia. Jeni dëshmitarë të një proteste madhështore që dha mesazhe por në thelb ishte paqësore. Në këtë lëvizje të jashtëzakonshme politike, është e drejta e çdo qytetari të protestojë madje fort. Rama këtë e ka nisur herët, McGonigal është radiografia. Gjykatën e ka në xhep, shtetin e ka nën kontroll. Protesta e sotme është mesazh fillimi. Askush s’i ndalon protestuesit shqiptar që me votë po i vjedh. Rama s’përdor dot forcën që të trembë shqiptarët. Ata që do shoqërohen, do lirohen sepse janë të paligjshme. Asgjë e paligjshme s’ka ndodhur.

Unë jam i sigurt që, Edi Rama dhe kushdo që vjen pas tij e ka mesazhin të qartë. Deputetët janë të gatshme t’i qëndrojë çdo demokrati dhe çdo qytetari që protestoi t’i nxjerrë të lirë. Ditën e hënë, siç u tha qartë, ne do jemi atje për të protestuar. Ju e dini që Rama po përpiqet të shpërbëjë edhe parlamentin, duke u përpjekur të çajë grupin e PD-së dhe të përjashtojë deputetët. Ne do jemi atje për të treguar që parlamenti nuk shërben vetëm si noter i Edi Ramës.”- tha Bylykbashi.

Kujtojmë se protesta e 11 shkurtit të Berishës u mbajt me pretekstin e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, akuzat e së cilit, opozita ja ka kaluar edhe Edi Ramës. Jo më shumë se 10 mijë vetë i janë përgjigjur thirrjes për të protestuar kundër asaj që opozita e konsideroi si skandalin e shekullit, më të rëndin në historinë e vendit dhe për të cilin kishte thirrur 100 mijë vetë për të nisur ‘betejën pa kthim’. Pamjet e siguruara nga Report Tv me dron treguan një grumbull protestuesish pranë podiumit të instaluar para Kryeministrisë dhe disa qindra të shpërndarë metrave të Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE