U tha se do moderojë Për’puthen, Efi shfaqet krah Bora Zemanit

vovalbania February 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U tha se do moderojë Për’puthen, Efi shfaqet krah Bora Zemanit
Efi u largua papritur nga “Big Brother VIP” pasi Dea e çoi në televotim me Luizin dhe Kiarën. Pas Luizit, Efi është parë si banorja më e popullarizuar e formatit, të paktën në mediat sociale. Ka teori që thonë se Olta, Amos, Dea dhe Tea kanë vendosur kusht largimin e Efit për qëndrimin e tyre. Largimi i Efit ka ngjallur reagime të shumta kundër produksionit dhe banorëve të fjalë.

Para disa ditësh pati zëra se Efit i është ofruar pozicioni si moderatore e “Për’puthen”. Ndërkohë sot Bora Zemani ka postuar një video nga Top Channel ku shfaqet me Efin, Olsa Muhametin, Fation Kuqarin dhe disa pjesëtar të stafit, duke ngritur edhe më shumë dyshime.

Më herët Efi publikoi një video ku thoshte se ishte shumë e lumtur dhe i ftonte ndjekësit të gjenin se ku do shkonte. Dyshimet na çojnë se ajo do jetë e ftuar në “Për’puthen Prime”, e mbetet për tu parë nëse aty do i japin rolin e ri.

Për dy sezone “Për’puthen” u moderua nga Bora Zemani. Në tetor të 2022 në vend të saj ishte Ori Nebijaj, pasi Borës iu besua “Dancing with the Stars”. Mirëpo, pasi Ori fitoi mandatin e deputetes, Bora u rikthye në pozicionin e saj.

Në “Big Brother” ajo nuk e ka përmendur dëshirën për moderim. Efi ka deklaruar se do të hapë një sallon bukurie sepse i pëlqen të bëjë makeup dhe ka goxha talent, sikurse e pamë edhe në reality-show.

Se cili do jetë hapi i radhës për Efin, mbetet për tu parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49568 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE