Dj Dagz na emocionon të gjithëve me fjalët e ëmbla për djalin e tij, Trev!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dj Dagz na emocionon të gjithëve me fjalët e ëmbla për djalin e tij, Trev!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Vetëm pak më parë Dagz ka postuar në Instastory një video të djalit të tyre, Trev, ku ka shkruar fjalët më të bukura për të, pasi sot vogëlushi i tyre mbush plot 2 muaj jetë. Dagz nuk mund të mos shprehte urimet për djalin e tij dhe ka shkuar:

Urime 2 muaj jetë o lumturia e shpirtit tim. Ishalla çdo ditë e jetës të shkon tu qesh

Einxhel ka postuar disa foto me djalin e saj, ku na tregojnë se kanë dalë për një shëtitje. Tek një prej fotove teksa mban djalin e saj në krahë, Einxhel ka rikujtuar se çfarë i ka ndodhur një vit më parë. Gjatë asaj kohe Einxhel ishte banore e shtëpisë së “BBV1” dhe i ndodhi një incident ku dëmtoi krahun e saj dhe për pasojë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. E teksa një vit më parë Einxhel shpresonte që krahu i saj të ishte si më parë, sot jo vetë që është në gjendje shumë të mirë, por mban në krahë edhe vogëlushin e saj, Trev.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50315 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE