Mbi 28 mijë viktima nga tërmeti në Turqi e Siri/Bilanci mund të dyfishohet!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 28 mijë viktima nga tërmeti në Turqi e Siri/Bilanci mund të dyfishohet!

Janë mbi 28 mijë viktimat e tërmetit të rreth një jave më parë në Turqi e Siri. E ndërsa bilanci rëndohet, Kombet e Bashkuara i druhen faktit se numri mund të dyfishohet. Më shumë se 80 mijë janë të lënduarit. Në Turqi, shifra e atyre që humbën jetën po i afrohet 25 mijëshit. Në Siri, nga Helmetat e Bardha raportohen më shumë se 3 mijë e 500 viktima, mbi 2 mijë prej tyre në zonat e kontrolluara nga rebelët opozitarë në veri-perëndim.

Ndërkohë, u shpëtua një foshnje 7 muajshe që për 140 orë mbeti nën gërmadha. Mrekullia e radhës ndodhi në distriktin turk Antakya, në provincën jugore Hatay. Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore Anadolu. Po në këtë provincë, por në distriktin Nizip, një vajzë e vogël u nxor nga gërmadhat pas 146 orëve nga tërmeti shkatërrimtar i magnitudës 7.8 Rihter që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Fati i buzëqeshi edhe një 35-vjeçari që shpëtoi pas 149 orësh mes rrënojave në Antakya. Ai u shpëtua nga ekipet turke e rumune.

Në Turqi nisën arrestimet e para. Autoritetet prangosën mbi 100 ndërtues në 10 provincat e goditura nga lëkundja që i gjunjëzoi duke mbjellë kudo shkatërrim. Paraprakisht, mësohet se kanë ndërtuar në shkelje të rregullave. Duhet theksuar se pas tërmeteve katastrofikë të vitit 1999, Ankaraja zyrtare rishikoi normat që disiplinojnë ndërtimin e godinave rezidenciale në vend. Në veçanti, më 2007-ën u zbatua një kod për ngritjen e banesave duke mbajtur parasysh marrjen e masave për mbrojtjen anti-sizmike.

UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët vlerëson se në Siri, tërmeti i 6 shkurtit mund të ketë lënë mbi 5 milion persona të pastrehë. OKB-ja po ndërmjetëson për dërgimin e ndihmave humanitare në zonat më të rrënuara siriane, duke u përqenduar në sigurimin e plotësimin e nevojave më thelbësore, krahas dërgimit të tendave, mbulesave termike, shtresave për të fjetur e veshjeve për dimër në qendrat kolektive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49256 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE