Tërmeti afron Turqinë me Greqinë/ Kryediplomati grek Dendias vizitë në zonat e goditura!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tërmeti afron Turqinë me Greqinë/ Kryediplomati grek Dendias vizitë në zonat e goditura!

Solidariteti në fatkeqësi sheshon çdo armiqësi e tension edhe të vjetër mes fqinjësh, të paktën për momentin. Ministri i Jashtëm i Greqisë sot vizitoi Turqinë, për t’i ofruar mbështetje ndërsa në shtetin turk vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, rreth një javë nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit. Deri tani, raportohet për mbi 29 mijë viktima në Turqi e Siri, shumica e tyre në territorin turk.

Shefi i diplomacisë së Athinës, Nikos Dendias, takoi homologun Mevlut Cavugoslu dhe bashkë fluturuan me helikopter për të vizituar zonat e prekura nga tërmetet. Vizita e Dendias shënon të parën e një ministri nga një vend i Bashkimit Europian në Turqi që nga fillimjava. Gjatë konferencës për shtyp në Cavugoslun në Antakia dhe duke iu referuar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, Dendias deklaroi:

Liderëve e popullit turk dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta nga Qeveria Mitostakis dhe nga i gjithë populli grek për humbjet nga tërmeti shkatërrimtar. Kjo tregon solidaritetin e popullit grek me Turqinë dhe me popullsinë turke. Greqia ishte një ndër shtetet e para që telefonoi Turqinë për t’i ofruar ndihmë.

Greqia dhe Turqia kanë rivalitet që vijon prej shekujsh, por është përkeqësuar për shkak të mosmarrëveshjeve territoriale e të energjisë, si dhe nga kërcënimet më të fundit të presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan për pushtim të fqinjit.

Por, të dy vendet fqinje që shtrihen në territore me aktivitet të lartë sizmik e kanë traditë që ta ndihmojnë njëri-tjetrin në raste fatkeqësish natyrore. Cavusoglu kujtoi ndihmën që shtetet iu dhanë në vitin 1999, kur si Turqia, ashtu edhe Greqia u goditën nga tërmetet.

Shpresoj që do të bëjmë përpjekje për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet tona përmes dialogut, që do të zhvillohej në një mënyrë të sinqertë.

Dendias shtoi:

Ne nuk kemi nevojë të presim që të ndodhin fatkeqësi natyrore për të përmirësuar raportet tona. Ndihma për Turqinë do të vazhdojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49413 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE