Arkitektura e rrallë e banesave të këtij vendi në Itali ka “çmendur” vizitorët nga e gjithë bota!

vovalbania February 13, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Arkitektura e rrallë e banesave të këtij vendi në Itali ka “çmendur” vizitorët nga e gjithë bota!

Alberobello në Itali, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, tërheq turistë nga e mbarë bota që admirojnë bukuritë e veçanta të qytetit, por sidomos arkitekturën e rrallë të banesave. Alberobello është bërë i famshëm pikërisht për mrekullitë e lashta të quajtura trullo, kasolle të vogla guri me çati në formë koni. Këto banesa gjenden në të gjithë luginën e Itrias në Itali, ku numërohen më shumë se 50.000  të tilla.

Ndërsa në Alberobello gjenden afërsisht 1500 trullo, të shpërndara nëpër rrugët e ngushta me kalldrëm. Shumica prej tyre janë shndërruar në dyqane, restorante, por edhe në hotele dhe bujtina për vizitorët. Annunziata Berrino, historiane thotë se”

Trullo-t janë simbol i kulturës mesapiane dhe janë të pranishme veçanërisht në rajonet e Pulias. Mesapianët ishin pjesë e fiseve italike dhe u vendosën në këtë rajon gjatë epokës së hekurit (1200-550 p.e.s). Megjithëse nuk ka një ide të qartë se kur u ndërtua trullo-ja e parë, shumica e burimeve tregojnë se janë mijëravjeçare. Origjina e emrit të tyre gjithashtu mbetet e pasigurt, megjithëse disa kanë spekuluar se fjala trullo vjen nga turis ose trulla, që latinisht do të thotë kube. Të tjerë gjuhëtarë sugjerojnë se trullo vjen nga thòlos, termi grek për varrim.

Për historianët, këto banesa u ndërtuan fillimisht si një strehë e përkohshme për barinjtë dhe kafshët, veçanërisht gjatë verës. Ato u ndërtuan nga gurë që vendasit i hiqnin nga tokat shkëmbore ku mbillnin më pas ullinj dhe rrush. Me kalimin e kohës, këto kasolle filluan të funksionojnë si hapësira magazinimi për pajisjet e fermës dhe dalëngadalë si shtëpi të përhershme për fermerët dhe pronarët e vegjël të tokave.

Këto ndërtime i kanë rezistuar kohës, pavarësisht se janë ndërtuar me teknika parahistorike. Ndryshe nga sot, ndërtuesit nuk përdornin çimento, por bazoheshin vetëm tek aftësitë për t’i vendosur gurët në mënyrë të tillë që të formohej një strukturë e qëndrueshme. Gurët që përzgjidheshin ishin ato gëlqerorë, të cilët e mbanin strukturën të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër. Me kalimin e kohës, muret lyheshin vazhdimisht me gëlqere për të parandaluar shtimin e insekteve.

Pjesa më unike e një trrullo, sigurisht është çatia konike. Për ta ndërtuar, fillimisht vendoseshin katër blloqe kryesore në bazë, më pas ngrihej kupola 3-pjesëshe, në qendër të së cilës qëndronte një shtyllë vertikale po ashtu prej guri. Ndërsa maja e çatisë dekorohej në forma të ndryshme.

Për shkak se këto ndërtesa në Alberobello konsiderohen unike dhe jetike për trashëgiminë kulturore të rajonit, Italia i ka mbrojtur ato që nga viti 1909, duke i shpallur monumente trashëgimie. Sot, është e paligjshme prishja, rindërtimi ose shtimi në një trullo, si dhe ndërtimi i një imitimi. Legjislacionet lokale gjithashtu kanë nxjerrë rregulloret se si duhet të mirëmbahet dhe restaurohet një trullo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE