“Kam video erotike”/ Berisha: Janë histori reale, nuk kisha përmendur emra

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam video erotike”/ Berisha: Janë histori reale, nuk kisha përmendur emra

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e fortë që dha sot në Parlament, aty ku u shpreh se zotëron video erotike të një zyrtari të lartë.

I ftuar në “Top Story” ai u pyet nëse vërtetë ekzistojnë videot erotike. Ai u përgjigj se këto nuk janë histori të sajuara, por të vërteta.

“Edi Rama i paaftë për të përballuar tmerrin e lidhjes me McGonigal nxorri sot zonjat dhe unë fillimisht thash po flasim. Kur mora vesh se kishin për deklaratat e ditës së premte. Në pamje të parë kjo ishte përpjekje e Ramës për të paraqitur një turist seksi McGonigal dhe për të injoruar oproblemet madhore të sigurisë. Ajo deklaratë sado quhet qesharake ishe e porositur. Qëllim e parë jua thash të dytin nuk jua them dot”, deklaroi Berisha.

“Këto nuk janë histori të stisura, janë reale. Ajo që ishte habia, ishte që unë nuk kisha përmendu emra. Asnjë emër, por problemi është se si ato marrin përsipër të ngriheshin aty si njëri që kanë mizën pas veshit”, shtoi më tej drejtuesi i Partisë Demokratike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE