Sot Dita Botërore e Radios/13 shkurt 1946: Ju flasin Kombet e Bashkuara!

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot Dita Botërore e Radios/13 shkurt 1946: Ju flasin Kombet e Bashkuara!

Sot është Dita Botërore e Radios. Për 13 shkurtin vendosën shtetet anëtare të UNESCO-s më 2011-ën, por ishte Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara që një vit më vonë, më 2012-ën e pranoi këtë datë.

Pak histori

Më 13 shkurt 1946 daton transmetimi i parë i Radios Kombet e Bashkuara dhe fjalët që bënë historinë ishin:

Janë Kombet e Bashkuara që i flasin popujve të gjithë botës.

Nuk është e rastësishme që 13 shkurti u përzgjodh për të festuar për radion si një mjet i fuqishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, lirinë e shprehjes e të informacionit.

Radio mbetet një media me ndikim, që ka treguar se i reziston kohës, duke përballuar me sukses edhe ndryshimet që solli epoka e dixhitalizimit. Kjo media me kosto të ulët është përshtatur për të arritur edhe në komunitetet më të largëta e te njerëzit në nevojë.

Për 13 shkurtin 2023, UNESCO ka menduar të evidentojë radiot e pavarura si shtylla që parandalojnë konfliktet e që ndërtojnë paqen. Në një deklaratë, nënvizon:

Narrativa e një radioje, mund të shtojë tensionet ose të kontribuojë për paqe. Gjatë raportimit dhe informimit të publikut, një radio mund të formësojë opinionin publik e të kornizojë narrativën duke influencuar situatat dhe vendimmarrjen. Kështu që rritja e standardeve gazetareske të radios duhet konsideruar si investim për paqen.

Por, radio ka edhe një ndikim të madh në aftësitë dixhitale të të rinjve, kuriozë për këtë media që fillimisht e njohin pak, ndërsa më pas apasionohen, sidomos për podcast-et.

Në Shqipëri do të duhej të vinte ‘98-ta për boom-in e madh, fenomenin Top Albania Radio e që lindi nga nisma e private e Dritan Hoxhës, të riut me ëndrra mbi median e re në vendin që po mundohej të hidhte pas kujtimet e hidhura të ‘97-ës famëkeqe të trazirave. Top Albania Radio është e para radio private me licencë kombëtare, plotësisht e merituar për një radio ndryshe nga të tjerat.

Gëzuar Ditën Botërore të Radios!

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE