Dikush përpiqet t’i “shkatërrojë” Shën Valentinin Sarah Berishës, ja reagimi epik i blogeres (FOTO)

vovalbania February 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dikush përpiqet t’i “shkatërrojë” Shën Valentinin Sarah Berishës, ja reagimi epik i blogeres (FOTO)

Dikush është përpjekur t’i prishë ditën Sarah Berishës. “A e di që të tradhton PM,”-i ka komentuar një nga ndjekësit e saj në Instagram.

Këtë koment “keqdashës” Sarah e ka ndarë në Insastory me të gjithë duke i dhënë edhe një përgjigje. “Sa të mirë i kam disa ndjekës. Ma zbukurojnë ditën,”-ka shkruar me nota ironie Sarah.

Ndërkohë kujtojmë që sot për Shën Valentin Dj PM e surprizoi Sarah-n duke i dërguar një buqetë të madhe me trëndafila rozë.

Më herët dyshja janë përfolur edhe se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Por të gjitha dyshimet i ka shuar vetë Sarah Berisha. E kontaktuar nga “Anabel.al”, blogerja konfirmoi, për të disatën herë, që nuk është në pritje të ëmbël.

PM, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, më herët ka folur si rrallëherë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen.

Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.

Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49199 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE