“Marrëdhënia e pisët sekrete e Ramës”, Andi Bushati: Kryeministri donte të hiqte qafe Lul Bashën

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Marrëdhënia e pisët sekrete e Ramës”, Andi Bushati: Kryeministri donte të hiqte qafe Lul Bashën

Analisti Andi Bushati thotë se kryeministri Edi Rama duhet të ndihej krenar, për faktin që priti në zyrë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që ka ardhur ndonjëherë në vend. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se Rama nuk e bëri publik takimin me Charles McGonigal, pasi e priti këtë të fundit si kriminel dhe e pagoi për të goditur kreun e opozitës.

“Po të presësh një zyrtar të FBI-së, ti duhet të jesh krenar, e nxjerr në Facebook. Këta mbjellin një pemë dhe nxjerrin dhjetë foto në Facebook. Por e priti këtë, zyrtarin më të lartë të FBI-së që ka shkelur ndonjëherë në Shqipëri, nuk e nxorri në Facebook, se e priti si kriminel, nuk e priti si zyrtar.

E priti për t’i dhënë paratë, se duhej t’i hiqte qafe Lul Bashën. Kjo është marrëveshja e keqe, e pisët e gjithë kësaj historie”, theksoi ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49708 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE