Performon me piano dhe i përlot të gjithë, 13-vjeçarja e verbër një talent i rrallë!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Performon me piano dhe i përlot të gjithë, 13-vjeçarja e verbër një talent i rrallë!

Një pianiste e verbër 13-vjeçare emocionoi qytetarët teksa interpretoi një pjesë komplekse të Chopin në një stacion treni plot lëvizje. Në klipin e publikuar nga Channel që promovon “The Piano”, e vogla Lucy luan një nga krijimet më ikonike të kompozitorit polak, duke lënë pa fjalë publikun. Në këtë shfaqje të veçantë talentesh, pianistë amatorë të talentuar nga i gjithë vendi ftohen të luajnë në stacionet e trenit në Londër dhe qytete të tjera.

Drejtuesit e emisionit vendosin kamera në ambient për të regjistruar reagimet e njerëzve. Në çdo episod, një nga pianistët e paraqitur do të zgjidhet për të luajtur në një nga sallat e koncerteve më të famshme në botë. Fituesi i madh i spektaklit të talenteve do të performojë para një publiku prej mijëra personave në Royal Festival Hall legjendar të Londrës.

This is the incredible moment Lucy, a 13-year-old who is blind and neurodiverse, played a highly-complex Chopin piece, leaving @MikaSounds and @Lang_Lang speechless.

The Piano, presented by @ClaudiaWinkle, starts tonight at 9pm on Channel 4.

Stream Free on All 4. #ThePiano pic.twitter.com/09YFNM2tOh

— Channel 4 (@Channel4) February 15, 2023

Klipi i postuar nga Channel 4 në rrjetet sociale tregon efektin që ka performanca e 13-vjeçares tek gjyqtarët e jurisë. Siç shpjegohet në video, Lucy, e cila është neurodiverse, shpesh mbulon veshët e saj në fund të një performance.

Asaj i pëlqen duartrokitja, por jo zhurma e duartrokitjes, kështu që gishtat i shkojnë te veshët për arsye shqisore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE