“Sfida me litar”, Ermiona i bën gjëmën Luizit

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli ndryshon pamje, lyen flokët jeshile(FOTO)

Siç ndodh rëndom, ‘Vëllai i Madh’ ditën e sotme (e enjte) ua ka dhënë një tjetër detyrë banorëve.

Ata do të ndaheshin në dy grupe dhe të lidhen me litar për 24 orë, ku njëri nga grupet ishte i përbërë nga Luiz Ejlli kurse tjetri nga Olta Gixhari.

Lidhur me këtë, pas pak minutave u skualifikua grupi i Luizit për shkak të banores së re, Ermionës.

Kjo gjë e revoltoi në masë të madhe këngëtarin shkodran, pasi në këtë rast aktorja kishte një avantazh.

Ai u përplas me Ermionën për faktin se Olta do të ketë të drejtë të çojë në nominim dhe se për këtë do të zgjidhte: Luzin, Kiarën dhe Maestron.

“Olta të shtunën ka të drejtë të çojë në nominim kë të do ajo dhe çon në nominim Maestron, Luizin dhe Kiarën. Dhe për çka se do ta lirosh rripin ti. Dhe për këtë ta tregoj ty. Të ndodhi kjo dhe shihe ti”, i tha Luizi, Ermionës.

Ndërkohë kjo e fundit ia ktheu: “Nuk e kuptova. Dhe të çon në nominim. Po kush të heq ty o Luiz. Nuk e heq njëri Luizin.

Një gjë e tillë ndodhi më parë me një zgjidhje që bëri Deamishel dhe Kiara, e për këtë ka një frikë Luizi se do të ndodhë sërish.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE