Bora dhe Donaldi do të bëhen prindër? Moderatorja shuan të gjitha dyshimet me këtë deklaratë

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të dua siç do Ronaldo Kupën e Botës”, Donaldi nuk mund të ishte më romantik me Borën

Një shtatëzani e mundshme e Bora Zemanit ka qenë kryefjalë e mediave rozë në dy ditët e fundit.

Shkak është bërë një video e moderatores me partneren e saj, Donaldin në një event publik në kryeqytet ku ky i fundit i prek barkun partneres së tij.

Por vetë Bora ka hedhur poshtë zërat për një fëmijë. Ajo u shpreh se planet mes tyre janë bërë edhe në këtë drejtim por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

“Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo nuk ka”, u shpreh ajo.

Bora është nënë e një djali, Arborit nga martesa e saj e parë me dj e njohur Vin Velin. Dyshja ka treguar se djali i saj gëzon marrëdhënie shumë të mirë edhe me Donaldin. Sipas moderatores, Arbori e cilëson partnerin e saj si mikun e tij më të mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE