Presidenti Begaj: Pavarësia e Kosovës, drejtësia shekullore që ndërkombëtarët i detyroheshin shqiptarëve!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Begaj: Pavarësia e Kosovës, drejtësia shekullore që ndërkombëtarët i detyroheshin shqiptarëve!

Sot në 15-vjetorin e Kosovës shtet, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se “Pavarësia ishte drejtësia shekullore që komuniteti ndërkombëtar i detyrohej shqiptarëve”. Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, Begaj kritikoi Serbinë duke u shprehur se “nuk është tërhequr nga agresioni”. Po ashtu, kreu i shtetit mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pavarësia e Republikës së Kosovës ishte drejtësia shekullore që komuniteti ndërkombëtar i detyrohej shqiptarëve. Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës na kujton forcën e qëndresës së popullit shqiptar. Eshtë një ditë krenarie për ne të gjithë, por dhe mirënjohjeje e falënderimi për Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian e të gjitha shtetet e tjera që iu gjenden pranë popullit shqiptar të Kosovës me forcë ushtarake, diplomatike e humanitare.

Shqipëria është mbështetëse aktive e integrimit euroatlantik, pikësëpari e finalizimit të heqjes së vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shqipëria është pranë jush edhe për pranimin e Republikës së Kosovës në NATO, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në të gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare.

Shqipëria e ka mbështetur dhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi. Republika e Kosovës është shtet i lirë dhe i pavarur, sido të mendojë apo veprojë zyrtarisht Serbia. Qeveria serbe nuk është distancuar nga agresori e as agresioni dhe as ka ndalur aktivitetin e saj kundër njohjes së Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Serbisë duhet të bashkëpunojë me Qeverinë e Republikës së Kosovës për stabilitet dhe ruajtjen e paqes në rajon. Angazhimi i BE-së e SHBA-ve dhe i të dërguarve të posaçëm për Ballkanin Perëndimor është shprehje e qartë e rëndësisë që Republika e Kosovës ka për stabilitetin e të ardhmen europiane të të gjithë rajonit.

Presidenti shqiptar përshëndeti mbledhjet e përbashkëta të qeverive dhe nismat e ndërmarra në shërbim të lehtësimit të lidhjeve tona, në të gjitha nivelet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE