Loredana na zbulon ‘fiksimin’ e saj më të madh!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Loredana na zbulon ‘fiksimin’ e saj më të madh!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Bukuroshja shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj, duke na treguar edhe jetën e saj luksoze mes makinave të shtrenjta, tufave me para dhe bizhuterive me vlerë marramendëse. Vetëm pak më parë me anë të një Instastory Loredana ka ndarë me ndjekësit një foto, ku na tregon ‘fiksimin’ e saj me orat, duke mbajtur plot tre të tilla në vetëm njërën dorë.

Shumë spekulime ka pasur nëse Lori është apo jo në një lidhje e me anë të një postimi në Instastory duket se ka pranuar se ka gjetur dashurinë e saj. Kjo pasi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj ku mban një orë elektronike e cila është e lidhur me telefonin dhe mesazhet shfaqen aty. Por duket se në mënyrë të qëllimshme reperja ka zgjedhur të zbulojë mesazhin që i është dërguar dhe shkruhet: “Të dua zemër”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE