Dërgoi ndihma me makinën e vjetër në Turqi, burri nga Azerbajxhani shpërblehet me një mjet të ri

vovalbania February 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dërgoi ndihma me makinën e vjetër në Turqi, burri nga Azerbajxhani shpërblehet me një mjet të ri

Një burrë nga Azerbajxhani është shpërblyer me një makinë të re nga një biznesmen si shenjë vlerësimi për ndihmën ndaj viktimave të tërmetit në Turqi. Serveri Besirli u bë viral në rrjet pasi ngarkoi mbi makinën e tij të vjetër materiale ndihme për personat e prekur nga tërmeti shkatërrues.

Kujtojmë që numri i viktimave nga tërmeti ka kaluar mbi 46 mijë. 40,642 viktima janë konfirmuar në Turqi ndërsa në Siri më shumë se 5,800. OBSH bëri thirrje për ndihma në vlerë prej 1 miliard dollarësh për të mbijetuarit e tërmetit më shkatërrues në historinë moderne të Turqisë.

Azerbaijani man, Server Besirli, who loaded aid materials into his old car for victims of #TurkiyeQuakes, reportedly given new car by businessman as token of appreciation pic.twitter.com/E5pzJzD8FW

— TRT World Now (@TRTWorldNow) February 19, 2023

Pak ditë më parë kërkoi 397 milionë dollarë për të ndihmuar gati 5 milionë sirianë në zonat veriperëndimore të vendit, të kontrolluara nga rebelët. Ndërkohë, nga fushata e televizioneve turke “Turqia, një zemër”, u mblodhën më shumë se 6 miliardë dollarë për të ndihmuar të prekurit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49625 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE