Nuk pranuan imamin e ri, sherr mes disa personave në një xhami në Kosovë

vovalbania February 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk pranuan imamin e ri, sherr mes disa personave në një xhami në Kosovë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Halabak të Podujevës, ku disa persona janë konfliktuar për shkak se nuk kanë rënë dakord me imamin e emëruar nga Bashkësia Islame e Kosovës. Pasi imami ka shkuar të kryejë ritet fetare është penguar nga katër persona pasi nuk janë pajtuar me vendimin e BIK.

Këta persona kanë tentuar që ta sulmojnë hoxhën por ky i fundit është mbrojtur nga tre të tjerë. Njëri prej tyre ka goditur me armë njërin prej katër personave që tentuan të pengonin hoxhën duke i shkaktuar lëndime trupore. Grupi i tre personave që mbrojtën hoxhën gjenden në arrati.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Fsh. Halabak, Podujevë 18.02.2023 – 18:45. Raportohet se në momentin kur imami i caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë ka shkuar në xhaminë e fshatit për kryerjen e riteve fetare, katër persona nuk janë pajtuar me imamin e caktuar dhe e kanë penguar atë, pastaj tre të dyshuar që tani ndodhen në arrati, nuk kanë lejuar që të sulmohet hoxha dhe gjatë asaj kohe njëri nga të dyshuarit dyshohet se e ka sulmuar me kondak të revoles njërin nga katër viktimat duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarve dhe është gjetur një fotroll e revoles. Të dyshuarit gjenden në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, njoftoi policia e Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50201 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE