U raportua e zhdukur – aktorja e njohur turke, Cansu Dere shihet për herë të parë në publik

vovalbania February 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U raportua e zhdukur – aktorja e njohur turke, Cansu Dere shihet për herë të parë në publik

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë më 6 shkurt duke lënë mijëra persona të vdekur, shumë të tjerë të lënduar e të zhdukur.

Edhe aktorja e famshme e serialeve turke, Cansu Dere ishte një nga emrat që u raportua e zhdukur nga tërmeti.

Media të shumta ndërkombëtare raportuan për zhdukjen e yllit të “Megnificent Century”.

Foto: Getty Images

Por ky lajmi u përgënjeshtrua menjëherë nga gazetarja Birsen Altuntas, e cila pohoi se aktorja turke gëzonte shëndet të plotë dhe ishte e angazhuar krahas kolegëve të saj për t’u ardhur në nevojë personave të dëmtuar nga kjo tragjedi kombëtare.

Se aktorja është gjallë e mirë u vërteta edhe përmes një videoje të publikuar së fundmi që ka mjaftuar për t’i dhënë fund të gjitha dyshimeve.

Aktorja 42-vjeçare në video shihet në një qendër për shpërndarjen e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti së bashku me yjet e tjera të kinematografisë turke si: Burcu Biricik, Pınar Deniz dhe Kaan Yıldırım.

Foto: Mega

Përndryshe, Dere është një aktore dhe modele e cila filloi karrierën e saj të aktrimit pasi fitoi vendin e dytë në konkursin e bukurisë “Miss Turqia 2000”. E lindur në Ankara të Turqisë, arriti një popullaritet të madh në vendin e saj dhe shumë nga pjesa tjetër në botës teksa në vendin tonë njihet më së miri për rolin në serialin “Ezel”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49238 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE