Tërmeti i fortë godet Italinë, dalin informacionet e rëndësishme

vovalbania February 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tërmeti i fortë godet Italinë, dalin informacionet e rëndësishme

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar në orën 1:07 të mëngjesit në qendër të rajonit Marche, në provincën Macerata të Italisë, njofton ANSA

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), tërmeti kishte një hipoqendër në një thellësi prej 9 kilometrash dhe një epiqendër midis komunave Treia dhe Pollenza.

Rikthehet frika te popullata, dëmtime të vogla në Treia: disa fragmente suvaje të rënë ose çarje të vogla. Kryebashkiaku Franco Capponi thotë se “shumë, veçanërisht ata që jetojnë në katet e sipërme, e kanë kaluar natën në makinë”. Kontrollet në shkolla janë duke u zhvilluar. Mësimet në Treia do të zhvillohen rregullisht.

Tërmeti me magnitudë 3.8 u ndje edhe në Macerata, ku njerëzit dolën në rrugë, si dhe në provincën e Fermos: kryebashkiaku Paolo Calcinaro në faqen e tij në Facebook u përpoq t`I qetësojë qytetarët.

Në fund të janarit veriu i Italisë u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë pesë ballë të shkallës Rihter. Epiqendra ishte 23 kilometra nga qyteti i Rimini dhe ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter goditi Iranin jugor këtë mëngjes, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48614 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE