‘Po bëjmë prova se do ia ndërrojmë pelenat vëllait’ – Jonida zbulon gjininë e fëmijës në pritje?

vovalbania February 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Po bëjmë prova se do ia ndërrojmë pelenat vëllait’ – Jonida zbulon gjininë e fëmijës në pritje?

Në fillim të këtij muaji, aktorja Jonida Vokshi njoftoi se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova këtë lajm e ndau pikërisht gjatë një mbrëmjeje spektakli të formatit të popullarizuar televiziv.

“Jam shumë e lumtur që ta ndaj këtë lajm kaq të bukur me ju që këtë rrugëtim kaq të mbushur plot emocione, një ndër më të rëndësishmit dhe më të bukur të jetës sime është pikërisht ky”, kishte thënë ajo.

Gjatë të enjtes, Jonida e ka shpërndarë një video në InstaStory, në të cilën shfaqet vajza e saj, Emi, duke mësuar t’i vendose pelena një kukulle.

(Foto: Instagram/jonidavokshiofficial)

Mirëpo, mbishkrimi i videos ka nxitur spekulime se aktorja e ka bërë të ditur gjininë e fëmijës që është duke e pritur: “Po bëjmë prova se do ia ndërrojmë pelenat vëllait”.

Ndryshe, Vokshi qe afro katër vite është e martuar me aktorin nga Kosova, Besnik Krapi, me të cilin janë prindër të një vajze dhe tash janë në pritje të fëmijës së dytë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE