Lori Hoxha takohet me Ismail Kadarenë: Diskutuam rreth mungesës së promovimit të letërisisë në mediat shqiptare

vovalbania March 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lori Hoxha takohet me Ismail Kadarenë: Diskutuam rreth mungesës së promovimit të letërisisë në mediat shqiptare

Trashgimtarja e Top Channel Lori Hoxha ka zhvilluar një takim me shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare. Me anë të një postimi në Instagram, Hoxha shkruan se me Kadarenë ka biseduar rreth mungesës së promovimit të letërsisë në mediat shqiptare.

Postimi i Plotë:

Një kafe me Z. Kadare, i pandarë nga zonja e tij Helena dhe miku që e shoqeron në bisedat e përditshme, Bujari. Folem pak për punën time dhe mungesën e promovimit të letërsisë ne mediat Shqiptare. Deshira për ti shërbyer një publiku më të gjëre shpesh herë zbeh nevojën për të ruajtur ato pak gjëra që i mbajnë shpirtin dhe dijen gjallë një kombi dhe jam e lumtur që përvec nderit, në këtë tavolinë ripozicionova disa prioritete. E lumtur të degjoja po ashtu që këto pretendime vinin pikerisht tek unë dhe tek Top Channel, si televizioni i vetëm që përcjellin dhe kanë besim. Të dish që një njeri me impaktin që Kadare ka patur në letërsinë por dhe historinë Shqiptare ndjek punën tënde është nder jete dhe do ngelet në listën e kujtimeve të mia më të cmuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE