Arjan Konomi reagon ashpër ndaj Zhaklinës dhe Arbrit, hedh dyshime të forta mbi ta

vovalbania March 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arjan Konomi reagon ashpër ndaj Zhaklinës dhe Arbrit, hedh dyshime të forta mbi ta

‘Prime’ i kaluar solli debate shumë të ashpra mes opinionistëve dhe ish-konkurrentëve të ‘BBV’. Zhaklina u përplas me Efin e më pas Arbri me këtë të fundit dhe me Ronaldon. I gjithë spektakli i kaluar, u fokusua tek klipi me të cilin u përball Kiara dhe tek debatet në studio.

Për sjelljen e opinionistëve, Arian Konomi, i cili ka qënë opinionist i ‘Big Brother’ 15 vite më parë, e ka një koment. Duke i quajtur ‘pseudo-opinionistë’, Arjani kritikon sjelljen e tyre në ekran, madje ai kërkon të dijë se çfarë kanë arrirë ata të dy në karrierë, që ndodhen të ulur në ato pozicione, në një program që ka super audiencë.

“15 vite më parë. Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht. Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre?

Çfarë eksperience të mëparshme kanë? Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër  profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta!!!”

Më pas ai e editon tekstin duke vendosur të shkruajë: 15 vjet më parë !!! Përvoja profesionale në media të bën opinionist ! Sa keq u ndjeva me atë çfarë pashë dje!!| Mbrëmjen e djeshme Efi u përplas ashpër me opinionisten Zhaklin Lekatari.

Teksa opinionistja e cilësoi si “dhu në” veprimin e Luizit ndaj Kiarës disa ditë më parë (skena te lavamani), Efi tha se ajo nuk e sheh si të tillë. Zhaklina insistoi në mendimin e saj dhe i tha Efit se nuk lejon askënd që ta komentojë ndryshe e sidomos me datë 8 Mars, në ditën e gruas.

Nisur nga kjo, Efi i tha: Nëse të drejtat e gruas duhet respektuar, pse nuk u përmend aspak tradhtia e Kristit? Pse nuk u komentua? Deklarata e Zhakut nuk është pritur aspak mirë në rrjet dhe ndjekësit i janë kthyer kundër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47625 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE