‘Përgjigju ose prano sfidën’- Sabiani dhe Qetsori puthen në buzë

vovalbania March 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Përgjigju ose prano sfidën’- Sabiani dhe Qetsori puthen në buzë

Banorët e Big Brother VIP Albania mes debatet të shumta herë pas here po zhvillojnë lojëra dhe sfida të ndryshme.

Mbrëmje e kaluar (e premte) të gjithë u mblodhën në oborrin e shtëpisë duke kaluar disa momente argëtuese.

Por, për t’i argëtuar vajzat banorët meshkujt u vunë përball lojës “përgjigju ose prano sfidën” duke iu përgjigjur disa pyetjeve personale.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Në njërën prej tyre atyre iu kërkua që të tregonin ‘emrin e të dashurës së fundit që kanë patur ose puthe njërin prej banorëve meshkuj në buzë’.

Dhe teksa disa prej tyre nuk hezituan të tregonin, banori i ri Qetsori ka zgjedhur të bëjë sfidën, ai shkoi tek këngëtari Sabiani duke i dhuruar puthje në buzë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Ky moment u prit me shumë brohoritma dhe të qeshura nga banorët të cilëve iu erdhi e papritur.

Ndryshe, kujtojmë që Qetsori është në mesin e banorëve të ri që u bën pjesë e BBVA bashkë me pesë të tjerë pak ditë më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE