Pse njerëzit po mendojnë se marrëdhënia Kristi-Keisi do të marrë fund shumë shpejt

vovalbania March 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse njerëzit po mendojnë se marrëdhënia Kristi-Keisi do të marrë fund shumë shpejt

Duket sikur diçka ka ‘ngecur’ midis marrëdhënies mes Kristit dhe Keisit.

Në një bisedë mes vajzash, midis Antonetës dhe Keisit, kjo e fundit ka shprehur se po ndihet disi konfuze dhe se gjërat janë dukur shumë të nxituara.

Keisi thekson se kjo është thjesht një fazë njohjeje dhe nuk do që të bëj asnjë hap më tej për sa kohë janë brenda shtëpisë së Big Brother, pra nuk dëshiron ta quaj një marrëdhënie të mirëfilltë, pasi nuk ndihet e dashuruar.

“Nuk ka ndonjë gjë të njohësh dikë, kupton? Po këta vazhduan, jo nusja, jo dhëndri. Po prit një sekond se nuk jam e dashuruar, thjesht ka një pëlqim. Gjërat e shpejta nuk janë gjëra të mira.”

Keisi po shfaq një lloj pasigurie në lidhje me vazhdimësinë e kësaj situate. Një nga arsyet është që Kristi herë pas here, i kërkon që të ndryshojë disa gjëra, si ngjyra e flokëve apo lënia e duhanit.

Por njerëzit kanë tendencën ta shohin si një telenovelë, pas hyrjes së Lorencit, i cili thuhet se është ish i dashuri i saj.

Kjo gjë nuk është e konfirmuar nga vetë ata, por gjatë një bisede mbrëmjen e djeshme, ishte e qartë që midis tyre ka pasur një marrëdhënie jashtë shtëpisë, që mund të ketë qenë edhe shoqërore. Keisi i shprehu që u ndje më e çliruar që brenda shtëpisë hyri një banorë që e njeh mirë.

Pra janë krijuar dy plane, të paktën nga ajo që mundemi të shikojmë dhe kuptojmë:

Keisi, pas kësaj kohe që ka kaluar pranë Kristit, mund të ketë kuptuar që ndoshta nuk është ai një njeri që përshtatet me të në çdo formë.

Nëse ajo që thuhet për Lorencin është e vërtetë, atëherë këtu mund të dyshojmë për një dyjëzim idesh dhe ndjesish.

Por mos të flasim para kohe.

Kjo ishte një reflektim vetëm për Keisin, pa përfshirë veprimet e Kristit, të cilat dhe ato janë disi skeptike, por po i lëmë për t’i diskutuar më vonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47612 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE