Shkëputi marrëdhënien me Kristin, flet Keisi dhe tregon arsyen e vërtetë të ndarjes në “BBVA”

vovalbania March 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Keisi i jep fund raportit me Kristin dhe zbulon takimin me psikologen brenda BBV

Shkëputja e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit, e cila ndodhi një ditë pas daljes së Sabianit nga shtëpia, ka qenë pikë diskutimi mes banorëve.

Gjatë emisionit “Prime”, Keisi ka treguar arsyet se pse e ndërpreu këtë marrëdhënie, duke u shprehur se nuk kishte kimi mes saj dhe Kristit.

Keisi: Unë nuk luaj me zemrën time. Kam qenë banorja më e sinqertë e këtij Big Brotheri. Nëse do ndikonte babi, do vazhdoja akoma, por u mblodhën shumë situata. Nuk më pëlqente më kjo situata që përfshihesha vetëm për marrëdhënien me Kristin. U futa shumë në strofullin time dhe po rrija vetëm me Kristin. U zgjova një ditë dhe i mendova gjërat ndryshe. Dhe më pas thash më mirë po e ndërpres këtë marrëdhënie. Kuptova që nuk kishte aq kimi sa kishte në fillim. Kam biseduar thuajse me të gjithë banorët lidhur me këtë çështje dhe kam marrë edhe mendimin e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE