Selena Gomez ndjek Hailey Bieber në Instagram dhe ka një mesazh për urrejtjen ndaj saj

vovalbania March 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Selena Gomez ndjek Hailey Bieber në Instagram dhe ka një mesazh për urrejtjen ndaj saj

Muajin e kaluar, grindja e spekuluar prej kohësh e Hailey Bieber dhe Selena Gomez u bë kryefjalë e mediave edhe një herë.

Të dyja janë konsideruar nga fansat si rivale që nga viti 2018, kur Hailey u martua me Justin Bieber vetëm gjashtë muaj pasi ai u nda nga Selena pas një romance shtatëvjeçare me disa ndarje.

Në vitet që pasuan, fansat kanë vendosur në lupë çdo lëvizje të tyre dhe ata janë akuzuar vazhdimisht se kanë ironizuar njëra-tjetrën në Internet.

Por situata u thellua më shumë kur Hailey dhe shoqja e saj, Kylie Jenner u akuzuan se u tallën me Selenën. Dyshja u cilësuan si “vajza të këqija” për postimet e tyre dhe Selena përfundoi duke komentuar në një TikTok për të këmbëngulur se nuk ka dramë mes saj dhe Kylie. Megjithatë, ajo nuk tha të njëjtën gjë për Hailey-n.

Hailey është përballur me komente të shumta negative. Madje ka humbur mbi një milion ndjekës, ndërkohë që Selena u bë njëkohësisht gruaja më e ndjekur në Instagram.

Por më herët gjatë ditës së sotme, Selena zbuloi se Hailey personalisht dhe privatisht kontaktoi Selenën pasi pretendon se ka marrë kërcënime me vdekje nga mbështetësit e saj.

Selena mori përsipër ta trajtojë këtë në një postim në Instagram, ku u tha ndjekësve të saj se nuk e mbështet “urrejtjen apo ngacmimet”.

Ajo shkroi: “Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri të ditur se ajo ka marrë kërcënime me vdekje dhe një negativitet kaq të madh. Kjo nuk është ajo që unë mbështes. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet.”

E më pas ajo i ka bërë edhe follow Hailey e cila nuk i është përgjigjur publikisht postimit të Selenës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE