“Unë kisha të dhëna nuk kam parë filxhanin”, avokat Ngjela zbulon nga i merr të dhënat “ top sekrete” për Kryemadhin

vovalbania April 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Unë kisha të dhëna nuk kam parë filxhanin”, avokat Ngjela zbulon nga i merr të dhënat “ top sekrete” për Kryemadhin

Avokati i njohur Spartak Ngjela nuk e vë në dyshim vërtetësinë e dokumenteve të publikuara nga gazeta “Eureporter” për trasnfertat e parave të supozuara mes Monika Kryemadhit dhe disa kompanive ruse.

Madje Ngjela tha se pas këtyre dokumenteve qëndrojnë shërbime të shtetit amerikan, të cilët sipas tij kanë një konflikt të hapur me Rusinë për sa i përket influencës në Ballkan.

Këtyre akuzave, deputetja Kryemadhi i është përgjigjur duke i hedhur poshtë kategorikisht, madje ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Top Channel.

Pjesë nga deklarata në emisionin “Top Story”:

Spartak Ngjela: Korrupsioni ka qenë fenomen. Fenomen i cili është në të dy krahët e politikës. Meta në krahun socialist dihet që ishte i korruptuar. Të gjitha këto, me përjashtim të këtyre të fundit që kanë ardhur me fakte, kanë qenë të ditura. I ka dhënë nëpër biseda politika amerikane e nivelit të lartë. Është hedhur në sulm politika amerikane. Këto nuk i ka çdokush. Një politikë e huaj ta intercepton korrupsionin. Pse duhet të jetë Uashingtoni në mes? Sepse është Rusia. Ka një konflikt shumë të madh interesash nga Ballkani Perëndimor midis Moskës dhe Uashingtonit. Unë kam qenë i pari që e kam denoncuar, ndërkohë që qeshnin këta, unë kisha të dhëna nuk kam parë filxhanin.

Grida Duma: Shumë pyesin nga i ke tërë këto të dhëna?

Spartak Ngjela: M’i jep profesioni, nuk kam lidhje politike, i kam nga profesioni. Një herë e kam takuar ambasadoren amerikane. Një herë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE