“Për turp, shumë qesharake”/ “Plas” debati mes Ronald Bejkos dhe Rakipit: Jeni bërë zëdhënës të non-gratës, të Foltores

vovalbania April 06, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Për turp, shumë qesharake”/ “Plas” debati mes Ronald Bejkos dhe Rakipit: Jeni bërë zëdhënës të non-gratës, të Foltores

Ronald Bejko, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, për të folur për kandidimin e tij dhe arsyet pse vendosi të hyjë në garë. Bejko tha se është “i papërtuar” për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe se ai kandidon, në mënyrë që kjo parti “të mos zhduket”.

Bejko madje deklaroi se pas vitit 97′ ai ka patur rol në “rikthimin nga hiri” të Sali Berishës!

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Si u vendos që të kandidoni ju në Tiranë?

Roland Bejko: Gjërat e bukura bëhen surprizë. Ishte vendimi i krysisë së Partisë Demokratike, pas dy netë diskutime. U propozua nga anëtarë të kryesisë dhe votoi kryesia. Ka patur kryetarë të degëve të Tiranës, që më kanë takuar dhe më kanë thënë mendojmë të jeni kandidat i Tiranës. Ju e dini që politikën e shoh si mision, sa herë duhet të jap kontribut jam i papërtuar.
Unë jam dalluar në kushte te opozicionit, kur PD ka qenë në vështirësi. Kam qenë në 90’, kam qenë në 97’ kur PD u rrëzua në jug dhe i vumë krahët dhe shpatullat duke e kthyer nga hiri zotin Berisha. Jam prapë në momente të vështira të Partisë Demokratike, kur po punohet për zhdukjen e saj, por nuk do ta zhdukin. PD nuk do të jetë peng i non-gratave, krimit të organizuar, non-gratave, mediave të kontrolluara që i kanë dhënë zë non-gratës.
Me asimilimin e PD-së, apo kalimin e saj majtas, është dëmtuar demokracia shqiptare dhe është krijuar imazh i keq për vendin.
Shqiptarët nuk e presin shpresën nga qeveria, por e presin nga opozita.

Ylli Rakipi: Diku keni thënë se në rast se nuk do të pranonit kandidimin, Alibeaj do të japë dorëheqjen.

Roland Bejko: Nëse e kam thënë kështu e kam thënë gabim. Ishte ideja që nëse PD nuk do të dilte me kandidat në Tiranë, PD nuk do të ekzistonte dhe vula do ti kalohej non-gratës.

Ylli Rakipi: Për turp, PD kandidon vetëm në 10 bashki.

Roland Bejko: Janë pak më shumë, 15 bashki.

Ylli Rakipi: 15 bashki është shumë qesharake.

Roland Bejko: Turpi më i madh është që edhe ju, edhe media të tjera, që keni influencë mbi opinionin publik, keni ndihmuar që PD të katandisej në këtë derexhe. Pse? Jo vetëm mediat, por jeni bërë zëdhënës të non-gratës, të Foltores. E çuat këtu sepse ka qenë presion i jashtëzakonshëm, një stuhi e pandalshme ndaj atyre që u kanë rezistuar Sali Berishës.
Është hera e parë që në PD qëndron një mur që i reziston furisë së Sali Berishës, i del përpara atij dhe nuk dorëzohet. I ndihmuar nga Edi Rama, krimi i organizuar dhe falangat që ka me vete, prapë nuk mundën dot. Bravo ju qoftë atyre që rezistuan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49256 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE