Mohon lidhjen me Keisin? Lorenc Hasrama flet pas largimit nga “BBV”: I kam kërkuar ndjesë Sabianit dhe….

vovalbania April 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mohon lidhjen me Keisin? Lorenc Hasrama flet pas largimit nga “BBV”: I kam kërkuar ndjesë Sabianit dhe….

Këngëtari Lorenc Hasrama i është rikthyer historisë me Keisi Medinin, edhe pas daljes nga “Big Brother Vip.”

Lorenci ka treguar se situata me Kejsin e bëri të reflektonte e ta konsideronte gabim nga ana e tij faktin që tregoi për marrëdhënien e tyre në të shkuarën. Ai tha se i ka kërkuar falje Sabianit, por edhe të dashurës aktuale.

“Unë kam disa muaj në një lidhje dhe kjo situatë ka ndikuar edhe tek ajo, por do të rregullohet”, tha Lorenci.

Në lidhje me rrëfimin e tij gjatë qëndrimit në “BBV”, Lorenci u shpreh se është transmetuar vetëm një pjesë e fjalëve që ai ka thënë, ndërsa shtoi se “me Keisin thjesht ka dalë dhe nuk ka patur një lidhje.”

“Pjesa me Kejsin. Nuk ishte diçka e mirë për t’u përmendur as për mua e as për Kejsin. Dola si njeri që po ndante një çift, ndërkohë hyra për gjë tjetër. Ishte rrëfim i gjatë në dhomën e rrëfimit, por u mor vetëm një pjesë e vogël. E kam përmendur dhe e di që është ditur si gjë jashtë. E mora vesh kur dola, që ishte bërë virale nëpër portale. Por ne thjeshtë kemi dalë një periudhë, kemi ruajtur një raport miqësor që është dukur qartë aty brenda. Thjesht unë në një rrëfim, ka qenë dita e 2, dhe ishim te pjesa që po ruheshim mos të jepnim informacione nga jashtë. Këto shakatë e mia ishin mos merreshi”-tha Lorenci.

Kujtojmë se Lorenc Hasrama, u largua me dëshirë të plotë nga “Big Brother Vip.” Ai pohoi sërish në “Ftesë në 5” se gjendja jo fort e mirë emocionale ishte arsyeja kryesore pse vendosi të linte këtë rrugëtim.

I pyetur nga Bieta se kë sheh në finale, ai përmendi Luizin, Efin, Visin dhe Kristin ose Dean.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49393 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE