Përndoqi Noizyn, policia merr masa ekstreme ndaj Kleviol Ahmetaj

vovalbania April 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përndoqi Noizyn, policia merr masa ekstreme ndaj Kleviol Ahmetaj

Kleviol Ahmetaj është ndaluar në Rinas pasi ka përndjekur dhe ka kërcënuar me jetë reperin Rigels Rajku (Noizy). Ahmetaj është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Siç thuhet në dokumentin e siguruar nga gazetarja e Klan News Glidona Daci, Kleviol Ahmetaj i ka shkaktuar reperit frikë të vazhdueshme dhe ankth pasi e ka kërcënuar me jetë në Tik-Tok.

Ndalimi i tij është bërë sot rreth orës 01:00 nga Shërbimet e Komisariatit të Rinasit pas kallëzimit të bërë nga Rigels Rajku dhe babai i tij, Bashkim Rajku më datë 13 Prill të këtij viti me pretendimin se ai ka kërcënuar reperin me fjalët “do të vras, do të shkatërroj”.

Kleviol Ahmetaj ka qenë i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike./tvklan.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE