Mjekja bën thirrjen e fortë për qytetarët: Jo më shumë se 30-50 gram alkool në ditë, rrezikoni të dëmtoni…

vovalbania April 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mjekja bën thirrjen e fortë për qytetarët: Jo më shumë se 30-50 gram alkool në ditë, rrezikoni të dëmtoni…

Mjekja Vigjilenca Demiraj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se nuk duhet konsumuar më shumë se 50 gram alkool në ditë.

Ajo bëri thirrje që të mos pihet më shumë se sasia e përmendur duke shtuar se në të kundërt rrezikohet dëmtimi i mëlçisë.

“Djegia e glukozës në qelizë prodhon energjinë për organizimin, në rastin e alkoolit mëlçia nuk shfrytëzon glukozën, por shfrytëzon etanolin dhe gjatë djegies prodhohen jashtëzakonisht toksina, radikale të lira të cilat toksikojnë gjithë organet dhe sistemet,” – u shpreh mjekja.

Mëlçia është një organ shumë sensitiv dhe është thelbësore për tretjen e ushqimit dhe heqjen e substancave toksike nga trupi ynë.

Sëmundja e mëlçisë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga një sërë faktorësh siç janë viruset apo përdorimi i alkoolit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE