U arrestua për përndjekje të Noizy-t, gjykata e Durrësit merr vendimin për reperin ‘Cllevio’

vovalbania April 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U arrestua për përndjekje të Noizy-t, gjykata e Durrësit merr vendimin për reperin ‘Cllevio’

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Kleviol Ahmetin, reperin e njohur si Cllevio. Ky i fundit u arrestua në 16 prill pas denoncimit të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si ‘Noizy’ nën akuzën se i kishte shkaktuar ankth pas kërcënimeve për jetën.

Ahmeti nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore por është përfaqësuar nga avokati i tij, Klodian Reçi i cili ka kërkuar që klienti i tij të lirohet dhe jo të merret masë tjetër ndaj tij. Sa i takon akuzave të këngëtarit se është kërcënuar nga Ahmeti, avokati në mbrojtje të klientit të tij, ka thënë se Cllevio thjesht ka folur në rrjetet sociale. Ahmeti pretendon se konflikti i tij me Rajkun është i vjetër dhe se ky i fundit e kishte provokuar vetë me deklarata të tij në rrjetet sociale.

Arrestimi i Kleviol Ahmetit u bë në Rinas sapo mbërriti në Shqipëri. Më pas u dërgua në komisariatin e policisë së Durrësit, ku u mbajt në paraburgim.

Një ditë më pas, në një reagim të gjatë të bërë në rrjetin e tij social facebook, Noizy njoftoi se kishte vendosur të tërhiqte kallëzimin duke u shprehur se nuk dëshironte që askush të përfundonte i mbyllur për shkak të tij por e argumentoi këtë se kishte ta linte në dorë të ligjit, duke mos u përfshirë në përplasje më të ashpra mes tyre. Më tej në reagimin e tij ai rrëfeu edhe të gjithë historinë e përplasjeve të tij me reperin nga Lushnja.

Në kallëzimin e depozituar në polici, Noizy akuzon Ahmetin se i ka shkaktuar frikë dhe ankth pas kërcënimeve duke e kërcënuar me jetë atë dhe familjarët e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE