Kush e donte vdekjen e tij? Detaje të reja dalin në skenë, zbulohet një tjetër konflikt i Ardian Nikulajt

vovalbania April 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush e donte vdekjen e tij? Detaje të reja dalin në skenë, zbulohet një tjetër konflikt i Ardian Nikulajt

Të tjera detaje janë zbardhur nga e shkuara e biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua para dy ditësh me 7 plumb në Shëngjin.

Sipas News24, para tre vitesh, djali i Nikulajt dhe kushërinjtë e tij kanë dhunuar një të ri të identifikuar si Marsel Kolndreu.

Megjithatë, babai i këtij të fundit ka mohuar të ketë lidhje me ekzekutimin e Nikulajt. Ai thotë se pasi i kanë rrahur djalin, i ka dërguar mesazh Nikulajt dhe pavarësisht përgjigjes që ka marrë, nuk e ka përshkallëzuar konfliktin mes tyre. Madje shton se është i gatshëm të përballet me anëtarët e familjes Nikulaj.

“Fëmijët e mi kanë pasur konflikt me Nikulajt. Ma kanë rrahur djalin barbarisht para 3 vitesh me shkopa bejzolli. E ka rrahur djali i Ardian Nikulajt dhe nipat. Iu kam çuar njerëz dhe iu kam thënë që pse ma rrahët djalin në këtë formë. Ardiani na është përgjigjur ‘rrini mirë’. Lajmin e vrasjes e kam marrë vesh nga lajmet dhe jam i gatshëm të përballem bashkë me fëmijët e mi se nuk kam lidhje me ngjarjen. Jam i gatshëm ti përgjigjem familjes Nikulaj që nuk kam lidhje me këtë ngjarje,”- ka thënë babai i Marsel Kolndreut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE