“Ju jap 1 milionë euro, na lini të ikim”/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, si tentoi Ramazan Rraja të korruptonte policët në këmbim të lirisë

vovalbania April 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ju jap 1 milionë euro, na lini të ikim”/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, si tentoi Ramazan Rraja të korruptonte policët në këmbim të lirisë

Mbrëmjen e 19 prilli, policia arrestoi  Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ka qenë në kërkim për atenatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit në vitin 2019.

Rraja dhe miku i tij Luis Konomi lëviznin me një automjet të blinduar. Pas ndërhyjes së policisë në një lokal në zonën e Urës së Gjoles, Ramazan Rraja dhe Luis Konomi tentuan të largohen nga dera e pasme e më pas me një automjet të blinduar që lëviznin. Rrethimi i zonës nga policia bëri që ata të neutralizoheshin ndërsa në momentin e ndalimit Ramazan Rraja u propozoi policive një marrveshje në këmbim të lirisë.

Sipas euronews, “Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim ” mësohet të jetë shprehur 30 vjeçari i cili mbante në brez dhe një pistoletë gati për qitje.

Bashkë me Rrajën, në pranga përfundoi edhe Luis Konomi i njohur edhe me emrin Elton Llozhi dhe nofkën “Çupja”,  i cili ishte në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni për t’u tërhequr nga një tender. Ramazan Rraja u la në burg të premten nga Gjykata e Posaçme megjithse ai mohoi akuzat e ngritura nga SPAK.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48865 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE