FOTO/ Blero deklaroi se “e donte për interes”, vjen reagimi nga Afrona Dika

vovalbania April 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
FOTO/ Blero deklaroi se “e donte për interes”, vjen reagimi nga Afrona Dika

Afrona Dika ka reaguar së fundmi në lidhje me deklaratat bombë që bëri ish-bashkëshorti i saj, Blero Muharremi.

Ajo ka postuar në “Instastory” një fotografi të saj, ku bashkëngjitur me të shkruan në anglisht se i pëlqen të dëgjojë gënjeshtra kur e di të vërtetën.

“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”, shkruan Afrona.

Ky reagim vjen pas akuzave të rënda të Bleros, i cili deklaroi se Afrona qëndroi krah tij për interes. Po ashtu, ai tha se sipas tij, e gjithë lidhja ishte aktrim nga ana e ish-bashkëshortes.

FOTO/ Blero deklaroi se “e donte për interes”, vjen reagimi nga

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjer si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë Blero.

Me tej ai tha se sapo investoi paratë në një biznes të përbashkët që Afrona donte të hapte në Zvicër, por që me të nisur iniciativën, ajo u zhduk.

“Kam japë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha Blero.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE