Muzika në zi/ Vritet me thikë reperi me famë botërore

vovalbania April 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Muzika në zi/ Vritet me thikë reperi me famë botërore

Reperi MoneySign Suede, u gjet i vdekur nga një goditje me thikë në burg ditën e martë. MoneySign Suede po kryente një dënim prej 32 muajsh për armëmbajteje pa leje. Familja e reperit 22-vjeçar konfirmoi lajmin e trishtë me anë të një postimi në Instagram.

Muzika në zi/ Vritet me thikë reperi me famë botërore

“I vlerësojmë ngushëllimet, familja jonë nuk ka hapur një faqe ‘Gofundme’ për të mbledhur para, mos bini pre e  asnjë mashtrim, faleminderit!” -shkruhej në mesazhin nga familjarët.

Avokati i Suede tha se mori një telefonatë rreth mesnatës të së martës duke e informuar se reperi u godit me thikë për vdekje në dush në burgun e Kalifornisë.

“Ata thanë se ishte një goditje me thikë në qafë dhe po hetojnë rreth ngjarjes”,- tha Rosenberg.

Karriera e MoneySign Suede mori kthesë me këngën “Back to the Bag”, e cili u publikua dy muaj para se të fillonte të vuante dënimin në burg dhe tani numëron 7.1 milionë klikime dhe 49.5 milionë shikime në faqen e tij në YouTube.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48401 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE