“Dashuria justifikon gjithçka”/ Nuk përmbahet moderatorja, revoltohet keq pas deklaratës së Kiarës

vovalbania May 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Dashuria justifikon gjithçka”/ Nuk përmbahet moderatorja, revoltohet keq pas deklaratës së Kiarës

Kiara Tito mbrëmjen e djeshme gjatë një diskutimi me Ina Kollçakun në “Big Brother Fun Club” u shpreh se dashuria justifikon gjithçka.

Por, duket se kjo deklaratë e saj nuk është pritur aspak mirë nga moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale.

Në një postim në InstaStory, Fjoralba shkruan se kjo deklaratë e Kiarës i ka vrarë veshin, pasi sipas saj, dashuria nuk mjafton kur ka dhunë, tradhti, kur thyhet besimi apo cënohet integriteti.

“Dashuria është emocion. Dashuria është nevojë. Dashuria është e bukur, por vetëm “dashuria” nuk mjafton. Dashuria nuk justifikon çdo gjë! Të më falni, por ma vrau shumë veshin. Dashuria nuk mjafton, kur ka dhunë, kur të manipulojnë emocionalisht, kur të thyhet besimi, kur të cënohet integriteti, kur nuk ka komunikim, kur ka tradhëti etj. Dashuria është vetëm një copëz, e së tërës!” shkruan Fjoralba në InstaStory.

"Dashuria justifikon gjithçka"/ Nuk përmbahet moderatorja,

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE