Maestro zbulon dhuratën që do t’i japë Luizit dhe Kiarës në dasmë!

vovalbania May 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prishet miqësia mes Kiara Titos dhe Maestros? Ja përse nuk e ndjek në Instagram

Ai është një nga figurat më të diskutuara në Big Brother Vip, me batutën gati, humorin dhe debatet me këngëtarin Luizi Ejlli, arriti të jetë një nga protagonistët e këtij formati. Maestro Armaldo Kllogjeri, i ftuar në “Vila24” me moderatoren Brunilda Lahe ka ardhur në një intervistë ndryshe për ekranin e News24.

“Nuk e kisha menduar finalen por me kalimin e kohës duke parë ecurinë po i thoja vetes pse të mos jem pjesë e saj. Nuk u bë e mundur, tani pak rëndësi ka, e rëndësishme është që unë u bëra personazh, rëndësi ka që njerëzit të më duan, dhe BBV do mbahet mend për tre veta: Unë, Olta dhe Luizi”.

I pyetur për dhuratën që do t’i bëj çiftit Luiz – Kiara në dasmën që do të organizohet në  finalen e BBV, Armaldo zbuloi se cila do të jetë surpriza që ka për ta.

“Di që do të ketë celebrim, por me orkestër e muzikë e të kërcejmë e të këndojmë nuk e di, por edhe nëse është kështu do e festojmë. Të them të drejtën dhuratën nuk e kam menduar,  do i jap një zarf se kjo zgjedhja e dhuratave është e vështirë, nusja ka shije tjetër unë tjetër, a ju pëlqen atyre, problem dhe vendi ku do e vendosin etj. Më mirë zarfin e të bëjnë ç’të duan”-tha Armaldo.

Moderatorja: E ka të rëndë zarfin Luizi dhe Kiara?

Armaldo Kllogjeri: Unë do shtri këmbët sa të kem jorganin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49181 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE