U la pa shenja jete në derë të spitalit, identifikohet shqiptari që u vra në Spanjë, doli nga burgu…

vovalbania May 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U la pa shenja jete në derë të spitalit, identifikohet shqiptari që u vra në Spanjë, doli nga burgu…

Endrit Sinaj është shqiptari që u vra pak ditë më parë në Spanjë. I riu është identifikuar ditën e sotme nga autoritetet vendase.

Sipas mediave, ai është lënë pa shenja jete në derë të spitalit në Girona të Spanjës pasi ishte qëlluar me thikë në bark.

Sinaj kishte qenë i arrestuar në tetor të vitit 2020 në qytetin e Vlorës pasi akuzohej për tentativë grabitje.

Mediat shkruajnë se ai është transportuar me një automjet nga një person që e ka lënë atë në hyrje të urgjencës dhe më pas është larguar.

29-vjeçari ishte liruar me kusht pak ditë para se të vritej. Ai kishte qenë i arrestuar në kuadër të një operacioni të finalizuar në Marbella, Spanjë kundër trafikut të drogës.

Dyshohet se autori i vrasjes së ndodhur në datë 23 Prill është një tjetër person nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk duhet ende.

Në Shqipëri ai kishte qenë pjesë e një grup prej 5 personash të arrestuar në tetor të vitit 2020 në qytetin e Vlorës. Sinaj dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kishin hyrë një një banesë të veshur me kapuç, të armatosur dhe duke u shtirur si policë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE