KUJDES pamje të rënda/ Babai monstër godet me grusht dhe kafshon në fytyrë fëmijën 5-muajsh, nuk do ta besoni arsyen absurde (VIDEO)

vovalbania May 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
KUJDES pamje të rënda/ Babai monstër godet me grusht dhe kafshon në fytyrë fëmijën 5-muajsh, nuk do ta besoni arsyen absurde (VIDEO)

Një video shokuese është bërë virale në mediat italiane, ku një burrë duket se godet me grusht në fytyrë dhe më pas kafshon djalin e tij vetëm 5 muajsh.

Në ato momente nëna e fëmijës tregon se kishte qenë në tualet, ndërsa më pas e ka gjetur fëmijën e traumatizuar dhe me shenjat e kafshimit në fytyrë.

Ngjarja u filmua nga kamerat e brendshme të shtëpisë dhe u raportua nga një grua nga Pianura, periferia perëndimore e Napolit, e cila bëri denoncimin në polici, duke shpjeguar ndër të tjera se burri ishte në dijeni të pranisë së vëzhgimit me video.

Data e videos është 6 maji. Imazhet nuk janë plotësisht të qarta, por mund të shihni foshnjën që qan dhe burrin që në një moment duket se e godet me grusht në fytyrë . Nëna publikoi gjithashtu një fotografi të fytyrës së fëmijës në rrjetet sociale me një plagë në anën e gojës që sipas saj ishte shkaktuar nga burri.

Video tashmë është marrë nga komisariati i Napolit, ku po bëhen hetime në lidhje me videon në fjalë si dhe me gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51047 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE