Pas përkrahjes së Luizit ndaj Benet Becit, ‘shpërthen’ aktori i njohur: Me ato mund të blesh dy këngëtarë, por jo Shkodrën

vovalbania May 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas përkrahjes së Luizit ndaj Benet Becit, ‘shpërthen’ aktori i njohur: Me ato mund të blesh dy këngëtarë, por jo Shkodrën

Pas përkrahjes së Benet Becit nga ish-banori I BBV, Luiz Ejlli, ka reaguar aktori Julian Deda. Me anë të rrjeteve sociale ky i fundit i drejtohet Becit se me atyo para mund të blëjë vetëm 2 këngëtar, por jo Shkodrën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Deda i drejtohet Benetit, se me paratë e tij mund të blejë maksimumi dy këngëtarë, por jo Shkodrën dhe shkodranët.

“Ka një ligj të pashkruar që është : Shkodra është molla e ndalueme për komunistët e për rrjedhojë edhe për socialistët. Lodheni kot në Shkodër nuk fitohet me legenllëqe pushteti.

Me ken shkodran asht titull. Nuk asht kollaj me e marr këtë titull mor shoku Beno.

Të qenit shkodran nuk e blen dot me lek pushteti. Me ato lek mund të blesh maksimumi dy këngëtarë por jo Shkodrën dhe shkodranët. Po ta them edhe një sekret o shkou Beno.Socialistët shkodranë pak ti gërvishtësh dalin demokrat, kështu që kot lodhesh”, shkruan Deda.

Më tej, aktori i kërkon kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shkodrën, Bardh Spahisë, të fitojë edhe një herë bashkinë.

“Bardh Spahia taksirat e ke me e fitu edhe një herë atë bashki dhe mos harro pasi ta fitosh merre Benon hype në kala të Rozafës dhe tregoja pak Shkodrën, pastaj zbrite poshtë edhe nise për Tiranë”, shkruan Deda.

“Mollë e ndalueme për komunistët”/ Pas

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48170 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE