“Qofsh i xhenetit!”, e bënë të vdekur në rrjetet sociale, reagon ashpër Ronaldo Sharka: Brez m*ti

vovalbania May 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Qofsh i xhenetit!”, e bënë të vdekur në rrjetet sociale, reagon ashpër Ronaldo Sharka: Brez m*ti

Çmenduria në internet e rrjete sociale ka kaluar caqet e njerëzores herë pas here. Nuk janë të pakta rastet kur personazhet publikë i kanë shpallur të vdekur, duke qenë shëndoshë e mire.

Në këtë grackë së fundmi ka rënë gazetari Ronaldo Sharka. Në “TikTok” ka bërë xhiro një foto e tij, në të cilën shkruhej: “Vllai jonë qosh i xhehnet”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar vetë ish-banori i “Big Brother VIP”. Ai ka bërë një postim në “Instastory”, ku për personin që ka bërë këtë postim shprehet “të sëmurë mendorë, njerëz të lig”.

“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!

Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez m*ti”.-shkruan ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47131 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE