E RËNDË/ Degradon sherri në familje, gruaja godet me thikë bashkëshortin në Paskuqan

vovalbania May 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E RËNDË/ Degradon sherri në familje, gruaja godet me thikë bashkëshortin në Paskuqan

Një sherr brenda familjes ka degraduar mbrëmjen e sotme në Tiranë, teksa një 25-vjeçare ka goditur me thikë bashkëshortin e saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Paskuqan, ku e reja e ka goditur bashkëshortin pas një konflikti të çastit mes tyre. 25-vjeçari është dërguar në spital ku po merr ndihmën e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.

Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE