Pas humbjes së thellë në Vorë, vjen reagimi i parë i kandidatit të “Bashkë Fitojmë”

vovalbania May 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas humbjes së thellë në Vorë, vjen reagimi i parë i kandidatit të “Bashkë Fitojmë”

Kandidati për Bashkinë e Vorës nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Indrit Hoxha, ka hedhur akuza për manipulimin e zgjedhjeve, teksa PS fitoi me rezultat të thellë, 73%. Sipas tij në kutitë e votimit për zgjedhjet e këtij viti ka një ngjashmëri të frikshme me zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit të vitit të kaluar, që sipas tij nuk mund të jetë e rastësishme.

Hoxha falenderon bashkëpunëtorët dhe qytetarët që e kanë mbështetur në këto zgjedhje, që sipas tij nuk kanë qenë të lehta, pasi përballë kanë pasur bandat dhe grupet kriminale.

Postimi i Hoxhës:

Rezultati i Vorës në zgjedhjet lokale të 2023 ka një koicidencë të frikshme me rezultatin e 6 marsit të vitit 2022. Çdo kuti votimi ka të njëjtin numër votash, njësoj si në 6 mars. Kjo koicidencë nuk mund të jetë kurrsesi një rastësi. Dyshimet e manipulimit janë të mëdha.

Rilindja e cila përdor çdo mjet për të manipuluar njerëzit, sigurisht që mund të manipulojë dhe makineritë. Ne po përgatisim çdo të dhënë për të ankimuar rezultatin në Vorë. Jemi duke krijuar një skuadër me juristë dhe specialistë të informatikës për t’i shkuar deri në fund kësaj historie.

Gjej rastin të falënderoj edhe njëherë të gjithë bashkëpuntorët e mi, të gjithë mbështetësit tanë dhe komisionerët tanë për garën elektorale që zhvilluam, duke patur përballë në Vorë bandat dhe krimin e organizuar, paratë e korrupsionit dhe të gjithë makinerinë shtetërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45301 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE