Publikohet rezultati përfundimtar, këto janë bashkitë e radhës të marra nga Partia Socialiste

vovalbania May 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikohet rezultati përfundimtar, këto janë bashkitë e radhës të marra nga Partia Socialiste

Është mbyllur procesi i numërimit në Bashkinë e Sarandës dhe të Belshit ku kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste ndaj kundërshtarëve të tyre nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Arif Tafani ka siguruar mandatin e radhës në krye të qytetit të Belshit me një diferencë shumë të ngushtë prej vetëm 120 votash, Tafani ka fituar mandatin ndaj kundërshtarit të koalicionit “Bashke Fitojme”, Bedri Qypi.

Gjithashtu në Sarandë ka fituar kandidati i Partisë Socialiste Oltion Çaçi, duke lënë pas tre kundërshtarët e tij në këtë garë, atë të koalicionit Bashkë Fitojmë, Ardit Çikuli, kandidatin e PD-së Haki Muço dhe kandidatin e pavarur Gjergji Mërkuri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48530 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE