Pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet lokale, vjen reagimi i parë i PD-së zyrtare

vovalbania May 16, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet lokale, vjen reagimi i parë i PD-së zyrtare

Pedagogia dhe njëherësh anëtare e kryesisë së PD, Jonila Godole ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24 ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit në vend.

Ajo deklaroi se vota foli qartë në 14 maj dhe se ajo përcolli një mesazh të fortë ndaj asaj që Godole e cilësoi si “opozitë e konsumuar që mban peng vendin”.

Sipas saj opozita nuk mund të vazhdojë kështu duke mos mbajtur përgjegjësi për humbjet, ndërsa shtoi se Berisha dhe Meta kanë mbijetuar politikisht përmes alibive.

Godole vijoi më tej duke thënë se problematikë gjatë zgjedhjeve ka qenë edhe gjuha shantazhuese e kryeministrit Rama duke u bërë thirrje qytetarëve që nëse nuk votohej kandidati i PS-së, do ndërpriteshin investimet në qytete.

“Harta është ngjyrosur me një ngjyrë ku pas 32 vitesh i afrohet asaj që ka qenë atëherë. Populli ka folur qartë me votën e vetë kundër një opozite të konsumuar që e mban peng këtë vend. Me këtë votë kundër koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe të djathtës mesazhi që kemi marrë nga kjo votë e fortë është rënia e mitit të Sali Berishës dhe Ilir Metës si kuaj elektoralë që bëjnë vota dhe sjellin fitore. Këto karriera politike duhet të ishin ndërprerë me kohë.

Vota na pëlqen apo jo, duhet të jemi të drejtë me popullin dhe të përpiqemi në mënyrë objektive për të lexuar votën. Opozita nuk mund të vazhdojë kështu, duhet të drejtohet nga një klasë e re politike që mban përgjegjësi për humbjet. Nëse Qori fitoi pikë, edhe pse nuk ndaj të njëjtën ideologji me të, lëvizja e tij i duhet pluralizmit shqiptar. Ai fitoi pikë duke thënë se mban përgjegjësi për çdo votë dhe se nuk do qahet për humbjen. Nuk mund të tallet më elektorati shqiptar me këto alibi që ngrihen.

Elektorati shqiptar dënoi me këtë votë Berishën dhe Metën duke thënë boll më me këtë lidership të vjetër që mbijeton me alibitë që ushqen me mekanizmat e veta që nuk janë më të pakët se ato që ka pushteti në dorë. Gjuha shantazhuese e Ramës, duke thënë se nëse nuk i jepet vota atyre do u priten investimet, kjo ka qenë diçka e re që u bë kaq hapur dhe ishte problematika më e madhe. Gjërat e tjera nuk i solli Edi Rama. Ai i ka kryer në mënyrë më efikase dhe ka qenë më i zoti se kjo klasë politike. Zgjedhjet e së dielës janë siç kanë qenë gjithmonë përveç atyre të vitit 1997″, u shpreh ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50887 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE