Akullorja më e shtrenjtë në botë ka hyrë edhe në librin Guinness! Çfarë ka të veçantë ajo?

vovalbania May 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akullorja më e shtrenjtë në botë ka hyrë edhe në librin Guinness! Çfarë ka të veçantë ajo?

Byakuya” është akullorja më e shtrenjtë në botë dhe kostoja e saj shkon në 6700 dollarë. Kjo akullore e cila ka nderin e saj në Librin e Rekordeve Guinness, është e pasur me proteina, përbëhet nga një bazë qumështi, dy lloje djathi, të verdha veze dhe sake.  Ka djathë parmixhano, tartuf të bardhë, vaj tartufi dhe fletë ari. Akullorja nuk është shumë e ëmbël, shija e saj është e veçantë dhe disponohet e paketuar në një kuti të zezë elegante. Paketa përfshin një lugë metalike të punuar me dorë të krijuar nga artizanë.

Japanese ice cream brand Cellato broke the Guinness record for the most expensive ice cream. Its flagship treat called Byakuya sells at a staggering JP¥873,400 (US$6,696) per serving, according to Guinness.

Read more at: https://t.co/Pjt0BrWD4W pic.twitter.com/SsifcjrHvh

— Daily Tribune (@tribunephl) May 18, 2023

Një akullore 130 ml “Byakuya” gjendet aktualisht në faqen e internetit të kompanisë japoneze ‘Cellato’. Tartufi i bardhë i përdorur për të bërë këtë akullore të veçantë vjen nga Alba, Itali. Kompania Cellato rekomandon që akullorja të zbutet pak para se ta servirni, në mënyrë që luga metalike të futet lehtësisht. Hapi tjetër është të përzieni me vajin e përfshirë të tartufit dhe ta shijoni. Përveç kësaj, kompania japoneze e akullores rekomandon kombinimin e akullores ‘Byakuya’ me një gotë verë të bardhë të vjetëruar.

Akullorja më e shtrenjtë në botë ka hyrë edhe në

Një nga përbërësit më interesantë të akullores më të shtrenjtë në botë është një mbetje nga prodhimi i sake, i njohur për shijen e frutave dhe strukturën si pastë. Akullorja “Byakuya” nuk ka një datë skadence, por Cellato rekomandon konsumimin e saj brenda 10 ditëve për të shijuar plotësisht shijen e saj. Akullorja u përgatit me ndihmën e Tadayoshi Yamada, kryekuzhinier në restorantin e famshëm “RiVi” në Osaka. Shefit japonez iu deshën më shumë se një vit e gjysmë për të përsosur shijen e akullores, sipas një përfaqësuesi të kompanisë Cellato.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE