“Martesa me Kiarën reale apo spektakël?” Rama pyet Luizin në një intervistë të pazakontë mes tyre
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Martesa me Kiarën reale apo spektakël?” Rama pyet Luizin në një intervistë të pazakontë mes tyre](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/05//martesa-me-kiaren-reale-apo-spektakel-rama-pyet-luizin-ne-nje-interviste-te-pazakonte-mes-tyre.jpg)
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama i surprizoi të gjithë me një njoftim të bërë në rrjetet sociale.
Ai tregoi se në podcast-in e tij që u mbajt sot, të ftuar do të ishin Luiz Ejlli dhe kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
Kështu sot, mes të tjerash, Rama e pyet Luizin për martesën me moderatoren dhe ish-banoren e BBVA 2, Kiara Titon.
“Një gjë dua të di unë, kjo martesa sa dole nga aty është reale apo vazhdim i spektaklit, po pyes se thash larg qoftë se këtë e ka organizuar Lali (Erion Veliaj) se do patjetër të martonte Luizin, uroj të trashëgohesh dhe të kesh një martesë sa më të lumtur”, i tha Rama.
“Unë nuk e di si i ke punët me Lalin, por është reale, më erdhi keq që nuk ishe”, u përgjigj Luizi.