Jepet ALARMI/ Etna “zgjohet”, aeroporti i Katanias mbyllet për shkak të hirit vullkanik

vovalbania May 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jepet ALARMI/ Etna “zgjohet”, aeroporti i Katanias mbyllet për shkak të hirit vullkanik

Vullkani Etna filloi të nxjerrë hi dhe tym sot, duke detyruar autoritetet siciliane të mbyllin aeroportin e Katanias.

“Për shkak të aktivitetit të Etna-s dhe sasisë së madhe të hirit vullkanik që ka rënë në aeroport, fluturimet janë pezulluar”, tha menaxhmenti i aeroportit.

Pamjet e transmetuara nga mediat italiane tregojnë makina në Catania të mbuluara me një shtresë pluhuri gri. Etna, e cila arrin 3324 metra lartësi, është vullkani më aktiv në Europë.

Vitin e kaluar, rreth 10 milionë pasagjerë kaluan përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Katanias, i cili i shërben pjesës lindore të Siçilisë, një nga destinacionet turistike më të njohura në Itali.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE